Patologjitë e Tiroides: Kur gjëndra e vogël ndikon në shëndetin e madh

Tiroidja është një gjëndër e vogël në formë fluture, e vendosur në pjesën e përparme të qafës. Edhe pse e vogël në përmasë, ajo ka një rol të madh në kontrollin e metabolizmit, energjisë, temperaturës trupore dhe shumë funksioneve të tjera jetësore.

Si lidhen obeziteti dhe diabeti?

Patologjitë e tiroides ndodhin kur kjo gjëndër prodhon shumë ose shumë pak hormone, ose kur zhvillon masa si nyje apo inflamacione.

Llojet më të zakonshme të çrregullimeve të tiroides:

Hipotiroidizmi (Tiroidja joaktive): Gjëndra prodhon më pak hormone se sa duhet.

Simptomat përfshijnë: lodhje, shtim në peshë, ndjeshmëri ndaj të ftohtit, kapsllëk, lëkurë e thatë, depresion.

Hipertiroidizmi (Tiroidja tepër aktive): Gjëndra prodhon më shumë hormone seç duhet.

Simptomat përfshijnë: Rënie në peshë, rrahje të shpejta zemre, ankth, djersitje, dridhje, pagjumësi.

Tiroiditi: Inflamacion i gjëndrës tiroide, që mund të jetë i përkohshëm ose kronik (si Hashimoto apo tiroiditi pas lindjes).
Gusha dhe nyjet tiroide: Zgjerim i tiroides ose formim nyjesh që ndonjëherë kërkojnë monitorim apo trajtim, sidomos nëse janë të mëdha ose të dyshimta.
Kanceri i tiroides: Relativisht i rrallë, por zakonisht me prognozë të mirë nëse diagnostikohet herët.

Si diagnostikohen problemet e tiroides?

  • Analiza gjaku (TSH, FT4, FT3, antitrupa)
  • Ekografi e tiroides
  • Biopsi (nëse ka nyje të dyshimta)

Si trajtohen?

  • Me medikamente hormonale (si Levotiroksina) për hipotiroidizëm.
  • Me ilaçe që ngadalësojnë funksionin e tiroides ose trajtime me jod radioaktiv për hipertiroidizëm
  • Ndërhyrje kirurgjikale në raste të caktuara

 

Përfundim:

Patologjitë e tiroides janë të zakonshme, veçanërisht te gratë dhe shpesh mund të menaxhohen lehtësisht nëse zbulohen me kohë. Nëse ndjen lodhje të pashpjegueshme, ndryshime në peshë apo humor është mirë të kontrollosh tiroiden. Gjëndra e vogël mund të thotë shumë për shëndetin tënd.